Vidhet brenda 2 minutash dyqani i celularëve


Vidhet brenda 2 minutash dyqani i celularëve

15:30 25/11/2017 https://youtu.be/Rb-gIvlCY5Q

Ky është momenti e momentit kur një grup hajdutësh bastisin një dyqan kompjuterësh e telefonash në rrugën “Sulejman Delvina”, pranë shkollës “Vasil Shanto”, në kryeqytet. 

TV klan Ka siguruar pamjet e ngjarjes e cila ndodhi duke u gdhirë dita e martë me 21 nëntor. E gjithë gjithë grabitja ka ndodhur për 1 minutë e 46 sekonda. Kompanisë private të sigurisë i duheshin së paku 5 minuta të mbërrinte në vendin e ngjarjes.

Autorët siç shihet në pamje futen në dyqan dhe i drejtohen direk banakut, ku edhe ndodhen telefonat celularë. Madje ata zbulojnë edhe një vend sekret ku mbaheshin telefonat e shtrenjtë apo të klientëve që i kishin sjellë për riparim.

Të maskuar me bluzë me kapuç, të pajisur me dorashka për të mos lënë gjurmë, si dhe me një çantë për të futur sendet, keqbërësit mundën të merrnin mbi 60 telefona si dhe disa tabletë. Këto janë dy nga fotot e fiksuara nga kamerat e sigurisë, ku një prej autorëve përpiqet që të shohë nëse kamerat sigurisë arrijnë ata dallojnë.

Autoret me pas u larguan me një automjet tip “Ford” Eskort. Pronari denoncoi vjedhjen e 60 telefonave dhe disa tabletave, por policia ne njoftimin zyrtar per pajisje te grabitura. Vjedhje të tilla të ngjashme janë regjistruar në disa dyqane të kësaj zone. Në asnjë prej këtyre rasteve, policia nuk ka mundur të identifikojë autorët e krimit.

Tv Klan





Të ngjashme