Vidhet dega e Sigurimeve Shoqërore në Tiranë – (22 Prill 2000)


Vidhet dega e Sigurimeve Shoqërore në Tiranë – (22 Prill 2000)

16:15 22/04/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Vidhen 40 milion lekë në degën e Sigurimeve Shoqërore në Tiranë. Një grup prej tre vetash nëpërmjet dokumentave fallso kanë mundur të tërheqin një fond milionash nga sigurimet shoqërore. Sipas zyrës së antikrimit ekonomik në policinë e Tiranës dje është arrestuar pjestari i fundit i këtij grupi mashtruesish.

Tre mashtruesit kanë fallsifikuar dokumentet e pensioneve të pleqërisë, dhjetera certifikata të gjendjes civile si dhe dokumenta të tjera me të cilat kanë mundur të vjedhin miliona lekë në degën e sigurimeve të Tiranës. Tre të ndaluarit përdornin një shtëpi pranë Urës së Tabakëve, për falsifikimin e këtyre dokumentave.

Zbulimi i këtij grupi mashtruesish dhe skandali financiar vjen pas vjedhjes spektakolare të 250 milion lekëve tek Banka e Kursimeve, autor i së cilës Kejdi Koti ka rënë në duart e drejtësisë. Sipas kryepolicit të Tiranës Bilbil Mema e rëndësishme është ndalimi i pjestarëve të këtij grupi mashtruesish, fajësia e të cilëve do vërtetohet nga gjykata.

Sipas Memës shifra e vjedhur, mund edhe të ndryshoj, duke u rritur gjithnjë nëse vërtetohet fajsia e të ndaluarëve dhe bashkëpunimi i tyre me drejtësinë./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme