Vidhet gazi i Alpetrolit në Fier, arrestohen dy persona – (27 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Vidhet një sasi e madhe gazi djegës i tubacionit kryesor të Alpetrolit. Kanë menduar të përdorin gazin e Alpetrolit në Fier, për të vënë në punë guroren e tyre të gëlqeres, por janë prangosur nga policia. Shtetasit Gramoz Bushi dhe Syrja Bushi nga Radostina e Fierit, janë arrestuar dje pasi kishin vjedhur gazin djegës.
Dy shtetasit, kushëri me njëri-tjetrin, kishin prej kohësh një aktivitet të tyre biznesi, për prodhimin e gëlqeres. Por kanë menduar të përfitojnë duke e vjedhur lëndën e parë, gazin djegës nga rezervat e Alpetrolit në Fier. Pasi kanë çarë tubacionin, kryesor të Alpetrolit, kanë tërhequr një sasi të madhe gazi, por nuk kanë mundur ta vënë në punë mallin e vjedhur, pasi janë zbuluar nga policia dhe janë vënë nën pranga me akuzën, vjedhje për qëllim përfitimi./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj