Grabitet Drejtoria e Transportit Rrugor


Grabitet Drejtoria e Transportit Rrugor

09:12 24/06/2020

Autorët të maskuar, morën njërën prej kasafortave

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor është bërë preh e grabitjes mëngjesin e së mërkurës. Dy persona të maskuar janë futur në katin e dytë të godinës së kësaj drejtorie, pranë autostradës Tiranë-Durrës.

Ata kanë përdorur këtë shkallë për të hyrë në ambientet e brendshme dhe më pas kanë shkuar te kasafortat. Njërën prej kasafortave e kanë hapur, duke marrë prej aty rreth 500 mijë Lekë të vjetra.

Kasafortën e dytë nuk e kanë hapur dot, prandaj e kanë marrë me vete, në një makinë që dyshohet se është e vjedhur.

Brenda kasafortave kishte edhe dokumenta zyrtare me rëndësi për Drejtorinë e Transportit Rrugor.

Shuma e parave brenda kasafortave ka qenë e madhe, por fatmirësisht u çuan në bankë një ditë më parë, duke çuar kështu dëm përpjekjen e grabitësve. Policia dyshon se punonjës brenda Drejtorisë së Transportit Rrugor mund të kenë dhënë informacion për grabitësit, pasi ata shkuan direkt tek kasafortat.

Lidhur me këtë ngjarje janë shoqëruar 10 persona, mes tyre edhe 6 punonjës të kësaj drejtorie, si dhe 4 persona të tjerë të dënuar më parë për vjedhje në zonë.

Autorët janë filmuar nga kamerat e sigurisë brenda dhe jashtë ambientit, por ata ishin me maska dhe doreza, për të mos lënë asnjë gjurmë.

Tv Klan






Të ngjashme