Vidhte në spital, arrestohet 41-vjeçari
Një person është arrestuar nga policia, pasi mbi të rëndojnë një sërë akuzash për vjedhje.
Në sajë të operacionit të koduar “urgjenca”, u bë i mundur arrestimi i autorit Dritan Kuka, 41 vjeç, banues në Burrel, si dhe u dokumentuan vjedhjet e kryera më parë.
Arrestimi i tij u bë pasi ka tentuar të vidhte një person tek Konsultat e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”.
Specialistët për hetimin e krimit zbardhën dhe dokumentuan vjedhjet e ndodhura më parë që dyshohet se janë kryer nga ky person, përkatësisht:
Më datë 12.05.2016, ka vjedhur një shumë monetare shtetasit P. I., tek ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”.
Më datë 13.05.2016, ka vjedhur portofolin e T. D., në autobuzin e “Unazës”, ku në brendësi të portofolit kishte një shumë monetare dhe një varëse floriri.
Më datë 18.05.2016, ka vjedhur aparatin telefonik të shtetasit Xh. Xh., tek ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”.
Më datë 01.06.2016, ka vjedhur portofolin e shtetases N. L., tek ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, ku në brendësi të portofolit kishte një shumë monetare.
Më datë 15.06.2016, ka vjedhur portofolin e shtetases S. E., tek ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, ku në brendësi të portofolit kishte një shumë monetare.
Më datë 16.06.2016, ka vjedhur portofolin e shtetases I. D., tek ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, ku në brendësi të portofolit kishte një shumë monetare
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje”./tvklan.al