Vidhte në spital, arrestohet 60-vjeçari


Vidhte në spital, arrestohet 60-vjeçari

08:59 25/05/2016

Një person është arrestuar nga polica pasi akuzohet për vjedhje. Në pranga ka rënë Nezir Islami, 60 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tij ka ardhur pasi është kapur duke vjedhur telefonin e X.D 67 vjeç në QSUT. Në cilësinë e provës materiale i’u gjetën dhe i’u sekuestruan tre telefona të markave të ndryshme, të cilat dyshohet se i ka vjedhur në ambientet e QSUT-së.  Sipas policisë, Islami rezulton person i dënuar edhe më parë për vjedhje./tvklan.al

 

 






Të ngjashme