Vihen kufizuesit në Shëngjin


Vihen kufizuesit në Shëngjin

15:36 13/07/2018

Pushuesit në Shëngjin do të jenë më të sigurt. Ky flamur jeshil i vendosur për herë të parë në plazh të njofton për not të qetë. Në zonën ujore ka dhe bova kufizuese. Kurse vrojtuesit tashmë janë ngjitur në kullat e shpëtimit. Ata mbulojnë 2 km vijë bregdetare. Bizneset që operojnë në këtë bregdet po bashkëpunojnë me Ministrinë e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes për një sezon të mirë turistik.

“Të gjithë bizneset që operojnë në vijën bregdetare të kontribuojnë në rritjen e sigurisë së plazheve”.

“Më vjen mirë që edhe Shëngjini po kthehet në modën e të rinjve dhe të rejave”.

Prej ditësh Bashkia e Lezhës ka ngritur grupe pune vetëm për çështjet e sigurisë dhe duket që situata po ndryshon për mirë. Deri pak kohë më parë ky bregdet pavarësisht numrit të lartë të turistëve, nuk afronte standarde në shërbim.

Tv Klan






Të ngjashme