Vijojnë përpjekjet për marrëveshje mes Britanisë dhe BE-së

Ursula von der Leyen dhe Boris Johnson

Vijojnë përpjekjet për marrëveshje mes Britanisë dhe BE-së

23:57 23/12/2020

Britania dhe BE vijojnë përpjekjet për të arritur një marrëveshje, por koha po punon kundër tyre. Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen prej ditësh po zhvillojnë bisedime intensive në përpjekje për të nënshkruar një marrëveshje tregtare pas Brexit përpara se bisedimet të mbyllen për Krishtlindje.

Të drejtat e peshkimit dhe rregullat e konkurrencës së biznesit mbeten pikat kryesore që ndajnë Britaninë dhe BE-në.

Sekretari i Strehimit Robert Jenrick tha se një marrëveshje ishte e mundur para fundit të vitit, por BE duhet të ndryshojë qëndrimin e saj.

Të dy palët kanë kohë deri në 31 Dhjetor, pasi nga viti 2021 vendi ishullor do të funksionojë me ligje të reja lidhur me tregtinë me vendet e BE.

Nëse nuk ka ndonjë marrëveshje deri atëherë, ata mund të vendosin taksa importi mbi mallrat e njëri-tjetrit, duke rritur çmimet./tvklan.al






Të ngjashme