Vijojnë protestat kundër reformës në drejtësi në Poloni
Polonia pushtohet nga vala e protestave që provokoi miratimi nga Senati i reformës në drejtësi.
Prej katër ditësh qindra mijëra polakë mblidhen në qytetet kryesore të vendit, duke i bërë thirrje presidentit Andrej Duda, të mos e dekretojë ligjin e kaluar në Senat. Në kryeqytetin Varshavë, protestat zhvillohen para pallatit presidencial. Me flamuj polakë dhe të Bashkimit Europian qytetarët brohorasin kundër partisë në pushtet të Jarosllav Kazinskit.
Protesta u mbajtën edhe në Krakovia e Gdasnk, ku ikona e rrëzimit të komunizmit në Poloni, ish-presidenti Lech Ëalesa, bëri thirrje që pushtetet duhet të rrinë të ndara në të mirë të demokracisë.
Të premten Senati polak miratoi ligjin për reformën ne drejtësi, që i jep fuqi qeverisë të emërojë e shkarkojë gjyqtarë, madje edhe të Gjykatës Supreme.
Ligji ka ngjallur reagimin e fortë të Bashkimit Europian, që thotë se ai kërcënon pavarësinë e gjyqësorit në vend. Brukseli kërcënoi Varshavën se do t’i heqë të drejtën e votës, duke përdorur për herë të parë të ashtuquajturën “mundësi bërthamore”, siç e parashikon neni 7 i Traktatit të Bashkimit Europian. TV KLAN