Vijojnë reshjet e dëborës në zonat malore
Sinoptikanët: Acari vijon deri të mërkurën
Reshjet e dëborës që kanë vijuar gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm në disa zona të vendit. Në Korçë të gjitha akset kombëtare që lidhin këtë qytet me Qafë Thanën, Kapshticën dhe Kolonjën qarkullohen me zinxhirë.
Me zinxhirë rekomandohet lëvizja e mjeteve edhe drejt Dardhës dhe Voskopojës. Trashësia varion nga 8 centimetra ne zonat urbane deri në 20 centimetra në zonat malore.
Reshjet janë shoqëruar me erë të fortë dhe temperatura që shkojnë deri në minus 6 gradë. Për pasojë kanë mbetur pa energji të gjithë fshatrat e njësisë Proptisht në Pogradec.
Reshjet e dëborës kanë rinisur edhe në qafën e Llogarasë. Deri tani nuk raportohen problem në qarkullim, por autoritetet bëjnë apel për kujdes për shkak të ngricave. Problematike është situata edhe në qarkun e Dibrës dhe atë të Kukësit ku janë bllokuar disa fshatra të thellë.
Sinoptikanët thonë se temperaturat e ulëta do të vazhdojnë edhe në fillim të javës së ardhshme.
Por pas rritjes së temperaturave, vendi do të përfshihet sërish nga reshjet e shiut.
Tv Klan