Vijojnë shkarkimet nga hidrocentrali i Vaut të Dejës
Shkarkimet në hidrocentralin e Vaut të Dejës kanë vazhduar edhe gjatë të enjtes, për të 8-ën ditë rresht. Sipas KESH intensiteti i shkarkimeve nuk ka ndryshuar dhe është i njëjtë me një ditë më parë, 1500 metër kub në sekondë.
Niveli i prurjeve në hidrocentralin e Fierzës është 1200 metër kub, ndërsa kuotat e këtij HEC-i janë 1 metër larg maksimumit të lejuar, 295 metra.
Korporata Elektroenergjitike thotë se prurjet natyrale në të tre HEC-t janë rreth 2500 metër kub në sekondë dhe se po shkarkohet vetëm gjysma e tyre.
Tv Klan