Vijon aksioni kundër informalitetit


Vijon aksioni kundër informalitetit

20:00 23/07/2019

Denaj: Ligji të respektohet në të gjithë sektorët

Aksioni kundër informalitetit dhe fshehjes së të ardhura vijon në të gjithë vendin.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj e ndoqi atë në disa pika të tregtimit me pakicë të karburanteve në aksin Fier–Tiranë ku nuk munguan penalitetet.

Janë rreth 420 subjekte të evidentuara me risk në fushën e karburanteve dhe të produkteve të akcizës, që do të monitorohen dhe verifikohen.

Denaj tha se lufta kundër informalitetit nuk ka si qëllim ndëshkimin e biznesit, por ndërgjegjësimin e tij dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Tv Klan






Të ngjashme