Vijon asgjësimi i kanabisit në fshatrat e Vlorës
Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar 11 parcela me rreth 1.676 rrënjë bimë narkotike të mbjella në 4 fshatra të Vlorës.
Bima narkotike e llojit “kanabis sativa” ishte e mbjellë nëpër sipërfaqe toke pa pronar, nëpër thellësitë e pyjeve, anës lumit Shushicë, si dhe nëpër përrenj të vegjël, pranë këtyre fshatrave:
Kropisht – Vlorë, 4 parcela=650 rrënjë.
Markat – Sarandë, 4 parcela=445 rrënjë.
Risili – Vlorë, 1 parcelë=296 rrënjë.
Shkozë – Vlorë, 2 parcela=285 rrënjë.
Lartësia e tyre varionte deri në 25 cm. Asgjësimi i bimëve narkotike u bë me anë të djegies, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve./tvklan.al