Vijon “beteja”, Basha-Ramës: Sulmet politike dhe aleanca e plehrave nuk mbulojnë dështimin tënd
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të shtojë testimet e kapacitetet mjekësore dhe të rimbursojë ilaçet për pacientët në shtëpi.
Ai i ka kërkuar kryeministrit që të ndalojë sulmet politike ndaj opozitës dhe thotë se aleanca e plehrave nuk do ta mbulojë dështimin e qeverisë.
“Shto testimet, rimburso ilaçet për pacientët në shtëpi, shto kapacitetet mjekësore. Ndal së vjedhuri dhe jepi lekët shqiptarëve që sot ju duhet ndihmë dhe jo llafe. Sulmet politike dhe aleanca e plehrave nuk e mbulojnë dot dështimin tënd. Asgjë nuk vlen më shumë se jeta e njerëzve”, shkruan Basha.
Ky reagim i Bashës vjen disa minuta pasi kryeministri Edi Rama tha se “as opozita nuk kthehet më në qeveri me lojën jepi votën PD e merr Monikën&IlIrin në tallavanë e bashkimit”.