Vijon kapja e kurdëve klandestinë në Sarandë dhe Vlorë (6 Tetor 2000)
Vazhdon kapja e shtetasve turq me kombësi kurde që lëvizin ilegalisht në Shqipëri me synim kalimin në brigjet italiane. 58 kurdë, shumica gra dhe fëmijë, janë ndaluar mbrëmë nga Policia e Sarandës në Llukovë. Shtetasin kurd ishin futur në Shqipëri në mënyrë klandestine dhe tentonin të kalonin drejt Italisë. Policia ndërkohë po fillon për ndalimin e tyre në vendin nga kanë hyrë në Shqipëri. Edhe në Vlorë, po mbrëmë në vendin e quajtur kala, nga shërbimet policisë kufitare janë kapur me tentativë për t’u larguar me gomone, 19 kurdë të cilët ishin futur në vendin tonë nga Qafe-Thana./tvklan.al