Vijon operacioni i kërkimit në Indonezi
Vijojnë operacionet e kërkimit ne veri lindje të Indonezisë pas tërmetit të një dite më parë, i cili deri tani ka shkaktuar më shumë se 100 viktima.
Lëkundjet e tokës me magnitude 6,5 të shkallës rihter, kanë shkatërruar më shumë se 200 ndërtesa, ndërkohe që autoritetet i tremben rritjes se bilancit të viktimave që mund të kenë mbetur pikërisht në këto rrënoja.
Tërmeti i fuqishëm ka lëne disa zona te rajonit veri lindor, ku jetojnë rreth 150 mijë banore, pa energji elektrike.
Mes viktimave janë raportuar edhe shume fëmijë.
Ne aksionin e kërkimit janë përfshirë jo vetëm ushtaret dhe policia por edhe vetë banorët.
Tv Klan