Vijon përplasja, Basha – Ramës: Lexo Kushtetutën
Vijon përplasja në distancë mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha.
Pas statusit në rrjetet sociale të Kryeministrit Rama, i cili solli në vëmendje rezolutën e PPE për vendet e Ballkanit, ka ardhur edhe reagimi i kreut të opozitës Basha.
Në një reagim po në rrjetet sociale, Basha i kujton Kryeministrit që të lexojë Kushtetutën e më pas rezolutat e PPE.
“Ed Mashtrusi lexo njëherë Kushtetutën e Shqipërisë, pastaj t’i këndojmë rezolutat e Partisë Popullore Europiane”
, shkruajti Basha në profilin e tij në Facebook.
Më herët kreu i qeverisë me anë të një paragrafi të shkëputur nga rezoluta e Partive Popullore Europiane për vendet e Ballkanit, i kujtoi Bashës se në të inkurajohen forcat politike të marrin pjesë në proceset demokratike./tvklan.al