Vijon procesi për plotësimin e vendeve në “Kushtetuese”
Presidenti i Republikës Bujar Nishani vijon procesin e plotësimit të vendeve vakante të anëtareve në Gjykatën Kushtetuese.
Presidenti i Republikës thotë se ka marrë mbështetjen e shumicës së grupeve parlamentare për vijimin e procedurës për plotësimin e vendeve vakante të anëtarëve të kësaj gjykate.
“Asnjë parti politike nuk mund të kërkojë ngrirjen e Kushtetutës!” –thuhet në një njoftim të kreut të shtetit referuar disa lajmeve të botuara në media se kreu i shtetit ka marrë kërkesa për ta shtyrë këtë proces pas Reformës në Drejtësi.
Tv Klan