Vijon programi i rindërtimit në Laç
Ahmetaj: Brenda marsit dhurojmë 262 apartamentet e para
Banorët e Laçit do të kenë gati 262 apartamentet e para brenda muajit mars. Premtimi është bërë nga Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj gjatë inspektimit të punimeve të nisura në këtë zonë, ku falë financimit të qeverisë turke do të ndërtohen në total 524 apartamente të reja.
“I premtoj qytetit të Laçit që në mars gjysma e aprtamenteve do jenë gati dhe pjesa tjetër do jenë gati tre muaj pas përfundimit të fazës së parë. Janë punime cilësore, 400 parkime nënktokësor dhe një qendër komerciale dhe 524 apratemne”, shprehet Ahmetaj.
Qeveria ka premtuar se brenda muajit tetor do të nisë hedhja e themeleve të pallateve në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Tv Klan