Vijon shembja me tritol e ndërtesave të dëmtuara në Durrës
Dy godina të rrezikshme janë shembur me shpërthim të kontrolluar nga forcat xheniere në Shkozet të Durrësit.
Ndërtesat kishin pësuar dëmtime në strukturë nga tërmeti i 26 Nëntorit dhe për këtë arsye autoritetet vendosën shembjen e tyre.
Deri më tani janë shembur 23 objekte, nga të cilat 14 në Durrës dhe 9 në Thumanë.
Po sot, në Durrës u shembën 3 objekte, ndërkohë që në zonën e Shkozetit vijon shembja e një objekti 3-katësh. Pas shpërthimit të kontrolluar të dy ndërtesave, po vijon puna për pastrimin e inerteve. /tvklan.al