Vijon situata e emergjencës në Shkodër
Situata e emergjencës vazhdon në rrethin e Shkodrës për shkak të përmbytjeve. Në zonën e quajtur Livadhi janë evakuuar rreth 130 persona, kryesisht te komunitetit rom.
Ndërkohë në një mbledhje të shtabit të emergjencës është ngritur një grup pune, i cili do të merret me përforcimin e argjinaturës në Komunën Dajç, zonë kjo që vazhdon të jetë e përmbytur sëbashku me fshatin Obot të Komunës Ana e Malit.
Pikërisht në Obot ka nisur dhe dërgimi i ndimave ushqimore. Në Dajç tre familje janë larguar nga banesat e tyre për tek të afërmit.
Sipas prefektit të Shkodrës, edhe prurjet e lumenjve kanë rënë ndjeshëm, duke ndihmuar në përmirësimin e situatës.
Tv Klan