Viktima dhe të plagosur nga sulmi vetëvrasës


Viktima dhe të plagosur nga sulmi vetëvrasës

20:46 04/01/2018

Një sulm vetëvrasës goditi kryeqytetin afgan, të enjten, duke shkaktuar viktima në mesin e personelit policor që kishte kryer një operacion kundër drogës së paligjshme, thanë dëshmitarët dhe zyrtarët e policisë.

Ndërsa forcat e sigurisë arritën në vendngjarje, një reporter i Reuters pa katër automjete policore të transportonin të vdekur dhe të plagosur në një zonë të qytetit jo shumë larg ambasadës së SHBA-ve dhe konsullatave të shteteve të tjera.

Sipas 

Daily Mail

 një zyrtar i sigurisë në vendngjarje konfirmoi se shpërthimi ishte shkaktuar nga një sulm vetëvrasës. Zëdhënësi i policisë së Kabulit, Basir Muxhahid, tha se të paktën pesë policë ishin vrarë dhe 10 të tjerë ishin plagosur, por ai tha se numri mund të ndryshojë.

Nuk ka patur asnjë deklaratë të menjëhershme të përgjegjësisë për sulmin, i cili ndodhi disa ditë pasi një bombardues vetëvrasës vrau të paktën 41 vetë dhe plagosi më shumë se 80 të tjerë në një qendër kulturore shiite në Kabul, duke theksuar edhe një herë mungesën e sigurisë në kryeqytetin afgan./tvklan.al 






Të ngjashme