Viktima e parë nga koronavirusi në Turqi


Viktima e parë nga koronavirusi në Turqi

09:47 18/03/2020

Turqia ka konfirmuar vdekjen e pacientit të parë të infektuar nga koronavirusi COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri turk i Shëndetësisë, Bakan Koca, i cili bëri me dije se viktima është një burrë 89-vjeçar.

Sipas tij, në total numri i personave të infektuar me koronavirus është 98. Gjatë 24 orëve të fundit, në Turqi janë regjistruar më shumë se 50 raste të reja.

Ministri i Shëndetësisë, gjatë konferencës së shtypit, u shpreh se qeveria turke i ka marrë masat për të gjithë skenarët. Ai u shpreh se ky virus transmetohet veçanërisht nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes.

Ministri turk u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet në numër të madh personash, ndërsa theksoi se nga zbulimet e deritanishme është mësuar që të rinjtë dhe fëmijët infektohen nga virusi, por rrallë ka ndodhur që të kenë simptoma të rënda dhe aq më tepër me pasoja fatale. /tvklan.al






Të ngjashme