Viktimat e selfie-manisë


Viktimat e selfie-manisë

21:39 05/10/2018

259 është numri i të vdekurve si pasojë e fotove selfie nga viti 2011 deri në 2017-ën. Sipas statistikave të fundit rezulton se mosha mesatare e viktimave është 23 vjec. Ata rezultojnë se kanë humbur jetën si pasojë e incidenteve teksa përpiqeshin të bënin foto “ekstreme”. Gjysma e të rinjvë numërohen në Indi thonë kërkuesit që janë marrë me këtë studim.

Pra me teknologjitë e reja dhe përpjekjet për autoshkrepjen perfekte, rrezikon tashmë jetën e të rinjve, ku rreth 70 prej tyre kanë vdekur si pasojë e mbytjes, ndërsa shkaku i dytë renditet incidenti me një mjet transporti, kryesisht pranë trenave. Por edhe raste të tjera si njerëz që kanë rënë nga lartësi të mëdha, që janë përfshirë nga zjarre, goditje elektrike, dhe në disa raste edhe pasojë e sulmeve nga kafshët.

Sipas të dhënave, të cilat mund të jenë edhe më të renda, thonë autorët, rezulton se janë verfikuar në 6 vite 137 incidente të tilla, duke shkaktuar pra 259 të vdekur, 2/3 e të cilëve janë meshkuj.

Autorët sugjerojnë që në vende turistike të rrezikshme duhen shtuar tabelat sinjalistike që ndalojnë autoshkrepjet, ose sic njihen më mire, selfie-t.

Klan Plus






Të ngjashme