1 viktimë në çdo 36 orë nga aksidentet në Shqipëri


1 viktimë në çdo 36 orë nga aksidentet në Shqipëri

15:28 20/11/2016 https://youtu.be/ud6yKTxMyoY

Në ditën Botërore të Përkujtimit të të vrarëve nga aksidentet rrugore,Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme organizuan një fushatë ndërgjegjësimi në të gjithë vendin.

 

arma 2

Në vende të njohura si “njolla të zeza”, u rindërtuan skena aksidentesh reale të ndodhura më parë, që u kanë kushtuar jetën jo pak njerëzve.

Drejtori i Policisë se Shtetit, Haki Çako u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit.

 

arma 3

Në periudhën Janar – Tetor, 146 viktima janë shënuar nga aksidentet. Në Qendrën Spitalore të Traumës në Tiranë, janë paraqitur 1 976 të aksidentuar.

Për të sensibilizuar qytetarët, policia ka vendosur përgjatë autostradave dhe rrugëve nacionale foto te familjarëve të viktimave të aksidenteve, me citime të tyre drejtuar përdoruesve të mjeteve, që të respektojnë rregullat e qarkullimit./ TV KLAN





Të ngjashme