Viktor Gushi, grabitësi serial dhe vrasësi ndryshe


Viktor Gushi, grabitësi serial dhe vrasësi ndryshe

Autori: Blendi Fevziu

23:32 05/04/2012

2 vrasje, 3 plagosje dhe 16 grabitje janë veprat penale që rëndojnë mbi Viktor Gushin. Ai e ka pranuar se është personi që i ka kryer ato, pas arrestimit nga ana e policisë në një lokal, pranë banesës të marrë me qira, duke mos bërë aspak rezistencë. Mbarë opinioni publik i dënoi rëndë aktet e kryera duke sjellë në vëmendje dënimin me vdekje.

Ai konsiderohet si vrasës i pamëshirshëm, gjakftohtë dhe grabitës i rrallë, që është rikthyer 3 herë në të njëjtin vit për të grabitur, brenda një kohe të shkurtër. Ai nuk shfaqi pendim dhe teoria e tij ishte po të sillesh keq, e pëson.  

Për të diskutuar për këtë çështje  në emisionin “Opinion” ishin të ftuar ministri i brendshëm Bujar Nishani, kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi, analisti Fatos Lubonja, gazetari Artur Zheji, psikologia Denada Toçe, ish- ministër i rendit Luan Rama./tvklan.al






Të ngjashme