Viktor Tushaj emërohet drejtori i ri në AKBN
Viktor Tushaj është emëruar drejtoi i ri i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN). Ish-kryebashkiaku i Lezhës, vjen në këtë detyrë, pas dorëheqjes tre ditë më parë nga ky post i Dael Dervishit, përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI).
Tushaj, përfaqësues i forcës politike të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), ka mbajtur postin e kryebashkiakut të Lezhës për dy mandate radhazi, deri në vitin 2015.
Dervishi mbante postin e drejtorit të AKBN që prej 30 nëntorit të vitit 2013-të, dhe tha se largohet nga detyra për arsye personale, pasi do të largohet në SHBA për një program shkencor. /tvklan.al