Vili Minarolli për situatën në Kosovë – (24 Maj 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Vili Minarolli, deputet i PD:- “Do të punohet bashkarisht për forcimin, unitetin e faktorit politik, ushtarak, të shqiptarëve të Kosovës. Mesa jemi në djeni Rugova është angazhuar në një vprimtari mjaft të dendur diplomatike, shumë e domosdoshme për kohën që po përjetojmë, sepse në fund të fundit ajo çka pritet për Kosovën pritet të zgjidhet edhe nga pikëpamja diplomatike, nga pikëpamja e angazhimit të komunitetit ndërkombëtar, sigurisht edhe nga ana ushtarake, e aksioneve e veprimtarisë luftarake të UÇK-së në Kosovë. Pra një bashkëpunim i dyanshëm i këtyre faktorëve politik, diplomatik e ushtarakë”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame