Villar tërhiqet nga gara për kreun e UEFA-s
Angel Maria Villar është tërhequr nga gara për kreun e UEFA-s, zgjedhjet e së cilës do të mbahen më 14 shtator në Athinë.
Presidenti i Federatës Spanjolle e bëri të ditur vendimin e tij me anë të një komunikate për mediat. “P
avarësisht mbështetjes së marrë, pas një reflektimi të thellë, vendosa të tërheq kandidaturën time. Shumë përfaqësues të futbollit spanjoll më kërkuan të jap kontributin për vendin tim dhe kështu do të marr pjesë në zgjedhjet për postin që mbaj aktualisht
”, shkruhet në komunikatë.
Angel Maria Villar falënderoi të gjithë për mbështetjen dhe i uroi fat kandidatëve për postin e presidentit të UEFA-s, sllovenit Aleksander Ceferin dhe hollandezi Michael Van Praag.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për numrin 1 të futbollit Europian u vendosën pas dorëheqjes së Michel Platini, i cili u përfshi në një skandal pagese të cilësuar të parregullt në FIFA. /TV KLAN