Viron Bezhani rikonfirmohet President i KOKSH
Viron Bezhani u rikonfirmua President i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.
Ai fitoi garën me Ilir Trebickën.
Në asamblenë zgjedhore që mbajti punimet në Durrës, Bezhani mori 50 vota, ndërsa rivali i tij Trebicka 20.
Në fillim të asamblesë pati debate, pasi disa përfaqësues thanë se statuti I KOKSH nuk është i regjistruar në gjykatë.
Kandidati për president Ilir Trebicka u shfaq I zhgënjyer pasi priste më shumë përkrahje. Nga ana tjetër Presidenti i rikonfirmuar Viron Bezhani tha se do të punojë që të zhvillojë akoma më shumë sportin.
Tv Klan