“Virtuozja” ngjitet në skenë me Mozart
Kishte veçuar periudhën romantike si të preferuarën e saj, si një periudhë që të jepte mundësi të shpreheshe, por me sigurinë dhe ftohtësinë që e karakterizon në skenë, Laura LLozi do të interpretojë Moxart-in në koncertin e saj të parë në Shqipëri “Misa Criolla”.
Fituesja e “Virtuozëve” tregon sesi ka ndryshuar jeta e saj artistike brenda këtij viti, menjëherë pasi triumfoi në spektaklin e madh.
“Ky program më ka mundësuar të lidhem direkt me mbarë publikun shqiptar, gjë që mund ta kisha bërë me 150 koncerte normale, por është fuqia e atij programi, e Tv Klan që me lidhi drejtpërdrejtë me publikun”.
Teksa vlerësimet në Shqipëri sa vijnë e shtohen për të, Laura po interpreton edhe jashtë vendit.
Ajo çfarë i shton akoma më shumë peshë këtij koncerti është edhe prezenca e dirigjentit të njohur argjentino-zviceran Facundo Agudin, i cili do të drejtojë Orkestrën Shqiptare të dhomës që shoqëron Laura Llozin.
Talenti i Laurës i ka tërhequr vëmendjen.
“Do të bëjë një karrierë, me siguri, shumë interesante. Është një muzikante që ka një impenjim shumë serioz, është shumë serioze në skenë, shumë e sigurt për moshën e saj”.
“Misa Criolla” ngjitet në skenë këtë të martë në orën 19:00 në Qendrën Kulturore të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë.
Tv Klan