Virtus Entella zyrtarizon Llullakun
Virtus Entella shton edhe një tjetër futbollist të Kombëtares shqiptare në grup. Skuadra e Serie B në Itali zyrtarizoi afrimin e Azdren Llullakut, i cili ishte një lojtar i lirë. Llullaku i bashkohet Naser Alijit që muajin e kaluar u be pjese e skuadrës nga Liguria.
Kjo do të jetë një tjetër përvojë për sulmuesin shqiptar, i cili në të kaluarën është aktivizuar në ligat e ulëta në Itali. Azdren Llullaku së fundi ishte pjesë e kampionatit të Kazakistanit ku nuk gjeti hapësirën e duhur fillimisht me Astana dhe më pas me Tobol.
Me afrimin e Llullakut vetën në Serie B shkon në 5 numri i lojtarëve të Kombëtares, përfshi edhe Migjen Bashën, Frederik Veselin dhe Emanuele Ndojin.
Tv Klan