Virusi i kompjuterave pushton Europën – (4 Maj 2000)


Virusi i kompjuterave pushton Europën – (4 Maj 2000)

10:22 04/05/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Virusi kompjuterik “I love you” është nisur nga Anglia dhe pasi ka goditur rrjein e parlamentit anglez dhe ministritë ka prekur rëndë sistemin informatik të Gjermanisë, Norvegjisë, Hollandës, Zvicrës etj. Virusi vjen në kompjuter përmes postës elektronike dhe në momentin që përdoruesi hap email-in kompjuteri infektohet dhe u dërgon një mesazh automatik të gjitha adresave që ka të rregjistruara.

Në Zvicër është goditur një bankë dhe policia e Zyrihut, në Angli parlamenti dhe disa ministri. Në të gjitha televizionet britanike po u bëhen thirrje deputetëve dhe njerëzve të thjeshtë të mos hapin asnjë mesazh me mbishkrimin “Love letter for you”.

Sipas ekspertëve virusi i tmerrshëm po përhapet me shpejtësi të habitshme, i cili po pushton krejt europën. Mendohet se para se të shfaqej në europë virusi është parë në Hon Kong ku ka goditur qendrat më të mëdha financiare. Origjina mendohet të jetë nga Filipinet.

Shumë shpejt ky virus do të arrij edhe në Shqipëri, kështu që lajmërohen të gjithë të mos bien në kurthin e frazës magjike, “Një letër dashurie për ty”, përndryshe pasojat do të jenë katastrofike për rrjetet informatike, zyrtare dhe private në Shqipëri./tvklan.al

Gazetare – Genta Popa  






Të ngjashme