Virusi kthehet në Wuhan pas më shumë se 1 muaji


Virusi kthehet në Wuhan pas më shumë se 1 muaji

10:59 10/05/2020

Qyteti i Wuhan-it në Kinë, epiqendra fillestare e koronavirusit, raportoi këtë të diel rastet e para me koronavirus që prej 3 Prillit.

Ky pacient ndodhet në gjendje të rëndë raportojnë mediat. Gjithashtu pozitive ka rezultuar edhe bashkëshortja e tij, por ajo është asimptomatike.

Pacienti jeton në një zonë, ku ka pasur në total 20 raste të konfirmuara. Rasti i ri lidhet me infeksionet e vjetra komunitare sipas Komisionit të Shëndetësisë në Wuhan.

Pacientët që nuk kanë pasur simptoma janë dërguar në spital për vëzhgime të mëtejshme. Megjithatë duhet përmendur se Kina nuk i llogarit rastet asimptomatike.

Kina i rihapi kufijtë e Wuhan-it pas një karantine prej 76 ditësh më 8 Prill. Atje janë raportuar në total 50 334 raste./tvklan.al






Të ngjashme