“Vita Brevis” premierë në Akademinë e Arteve (6 Maj 2000)
Quhet “Vita Brevis” ose jeta është e shkurtër. Nën këtë titull kompania teatrore Oazis ka krijuar këtë dramë. ” Vita Brevis” është një refleksion i shkurtër mbi jetën e Shqipërisë së këtij shekulli. Personazhet përpiqen të gjejnë rrugëzgjidhjen, një kthim pas në historinë personale të një shkrimtareje. Një pas një periudhat jetësore i japin pasqyrim real të jetës së individit shqiptar.
“Vita Brevis” nën regjinë e Altin Bashës dhe Gazment Gjokës, ka realizuar deri tani 30 shfaqje brenda dhe jashtë Shqipërisë. 8 personazhet kanë krjuar këtë fytyrë. Kjo shfaqje nesër mbyll dhe sezonin e saj ndërsa kompania teatroe Oaz pritet që nga mesi i muajit të realizojë një kolazh të tatrit absurd ku për autor këtë rradhë është zgjedhur Samuel Beket. Regjisor i këtij kolazhi do të jetë Altin Basha ndërsa grupit të aktorëve i shtohet dhe Gazmend Gjoka i cili pas 3 vitesh i kthehet skenës./tvklan.al