Vitamina C dhe roli i saj për ruajtjen e masës muskulare
Sipas studiuesve, individët që konsumojnë shumë vitaminë C, që zakonisht gjendet në frutat dhe perimet kanë masën më të mirë të muskujve skeletorë.
Kjo është e rëndësishme sepse njerëzit kanë tendencë të humbasin masën muskulore skeletore ndërsa plaken. Një studim i kryer tregon se njerëzit mbi 50 vjeç, çdo vit humbasin nga 1% të masës së tyre muskulore.
Ky është një problem i madh sepse mund të çojë në dobësi dhe probleme të tjera si: paaftësi fizike dhe diabet i tipit 2.
Konsumi i vitaminës C është i lidhur me masën muskulore skeletore dhe ndihmon në mbrojtjen e qelizave dhe indeve.
Ekipi zbuloi se njerëzit që marrin më shumë Vitaminë C kanë më shumë masë muskulore se sa njerëzit e tjerë.
Studiuesi Richard Hayhoe u shpreh: Ne jemi shumë të ngazëllyer nga zbulimet tona, pasi ato sugjerojnë që vitamina C është e rëndësishme për shëndetin e muskujve tek burrat dhe gratë e moshuara dhe mund të jetë e dobishme për parandalimin e humbjes së muskujve me kalimin e moshës./tvklan.al