Viti akademik mund të zgjatet deri në Shtator
“Do merren masa për distancën mes studentëve”
Gjatë muajve të verës studentët mund të jenë në auditore për të mbyllur vitin akademik 2019-2020.
Në një intervistë me TV Klan, zv/ministri i Arsimit Oltian Rrumbullaku tha se për shkak të pandemisë një nga opsionet është zgjatja e vitit akademik deri në Shtator.
Përsa i përket tarifave të studentëve që kanë kryer në fillim të vitit akademik, zv/ministri tha se kjo është çështje e universiteteve.
Ashtu si sistemi parauniveristar edhe shkollat e larta kanë zhvilluar online procesin e dhënies së leksioneve.
Tv Klan