Viti i Justin Timberlake
Justin Timberlake ka pohuar se viti 2018 do të jetë viti i tij. Dhe si për të dëshmuar këtë parashikim, ai ka publikuar videon e këngës “Man of the Woods”, duke u bërë gati për të marrë pjesë në ceremoninë e finales së Super Boul
Justin Timberlake ka publikuar më në fund videoklipin e këngës”Man of the Woods”. Nga një djalë që bën aventura video ndryshon dhe merr një tjetër kuptim kur shfaqet gruaja e tij, Jessica Biel. Ata duken shumë të lumtur krah njëri tjetrit.
Këngëtari vetëm pak ditë më parë ka festuar ditëlindjen e tij dhe siç duket është gati për finalen e Super Bowl. 37 vjetori po e rikthen fuqishëm në skenë yllin e muzikës dhe vetë ai ka thënë se 2018 do të jetë spektakolare.
Ndërsa në një konferencë të mbajtur ditën e djeshme ai ka thënë se djalin e tij 2- vjeçar nuk do ta lejonte të luante asnjëherë futboll. Ai tha se do që djali i tij të bëhet një njëri madh dhe për këtë po punojnë shumë së bashku me bashkëshorten e tij. Por do ta mbështesë nëse do të vendosë të merret me art apo sport.
Klan Plus