Viti i mbarë i Taylor Swift
Zbulohet se pas suksesit qëndron bashkëpunimi me të dashurin misterioz
Ky vit për Taylor Swift mund të ketë qenë ndër më të suksesshmit. Nominimet e saj në Grammy Awards 2021, marrja e çmimit kryesor në American Music Awards e ngritën gjithnjë e më lart këngëtaren. Jo vetëm kaq, por Swift prej disa kohësh renditet në 5 vendet e para dhe kjo falë albumit të saj Folklore, i cili deri më tani ka marrë vlerësime shumë të mira.
Sipas asaj që raportojnë mediat rozë pas këtij suksesi fshihet një bashkëpunëtor misterioz, i njohur me emrin William Bowery, që e ka ndihmuar këngëtaren. Në të vërtetë ai njihet me emrin Joe Alwyn dhe mendohet se i ka vjedhur edhe zemrën Taylor-it.
Fansat kishin spekuluar që nga fillimi se ky emër kaq misterioz ka qenë edhe bashkautor edhe i disa këngëve të saj. Në fakt sipas asaj që raporton revista Elle, Taylor e ka mbajtur të fshehtë këtë lidhje për 3 vite radhazi.
Për albumin Folklore është realizuar edhe një film-dokumentar ku Swift diskuton rreth këngëve të albumit me producentët si dhe me Joe Alwyn. Taylor aty zbulon se Alwyn ka shkruar të gjithë tekstin e këngës “Exile”.
Folklore është albumi i tetë i Swift i cili u publikua në Korrik të këtij viti një bashkëpunim me Aaron Dessner dhe vokalistin e grupit “Bleachers”, Jack Antonoff. Aktualisht në YouTube, 17 këngët e Taylor kanë marrë më shumë se 23 milionë klikime.
Klan Plus