Vitori Xhomo tregon detaje nga transmetimi i parë i Radio Tirana (Emisioni 8 – Sezoni 1)
Autori: Pamela Jonuzi
14:23 22/02/2009Histori me zhurmues – Në vitin 1938 filloi zyrtarisht transmetimin Radio Tirana
Vitori Xhomo ishte nga të parat që u bë pjesë e stafit përmes këngëve që këndonte. E ftuar në “Histori me Zhurmues” të autorit dhe drejtuesit Pandi Laço, Xhomo rrëfeu detaje nga transmetimi i parë i Radio Tirana.
“Është folur shumë për krijimin e Radio Tiranës më 28 Nëntor 1938. Unë hyra në radio rastësisht. Disa jëvë përpara se të përgatitej inaugurimi i Radio Tiranës drejtori Gjergj Bubani ishte i preukopuar që ky program të pasurohej, duheshin muzikantë, spiker, redaktorë etj dhe ai bëri sondazhe dhe një gjë që i mungonte radios ishte një kor i vogël prej vazash dhe djemsh. Burimi për këtë ishte shkolla “17 Nëntori” sepse aty ishte një profesoreshë e nderuar. Drejtori ishte i pari që foli në mikrofon “Ju flet Tirana” dhe aty nisi kori dhe u kënduan këngë patriotike, në këtë kor bëja pjesë edhe unë. Pasi mbaroi manifestimi i lindi një mendim drejtorit për të marë një këngëtare dhe profesoresha më rekomandon mua si zërin më të mirë të shkollës. Fillimisht mbeta në radio si këngëtare. Kur i thash babait tim ai u gëzua dhe më la të lirë të vija kur të doja dhe pasi u futa unë edhe babi im fillojë të bashkëpunojë me Radio Tiranën se ishte gazetar. Ishte një program i vogël që nuk kishte kush ta anonçonte dhe drejtori më thotë mua ta provoj sepse ishin në vështirësi dhe kështu kam hyrë unë në radio. Kur mbarova maturën mësuesja ime vjen në shtëpinë time dhe i thotë babait që duhet të shkoja të studioja për kanto në Itali se kisha zë shumë të mirë. Unë isha e apasionuar pas muzikës. U pranova të filloja studimet në Romë dhe atje kishte edhe shqiptarë të tjerë. Pasi përfundova vitin e parë, mendimi im i parë ishte që të vija në radio. U paraqita dhe më thotë drejtori që edhe do të këndoja. Pas luftës mbeta në Shqipëri. Në atë nëna ime u sëmur rëndë dhe vdiq dhe unë nuk vajta më në radio. Mu ngarkua barra e shtëpisë dhe nuk u duka më në radio. Në Nëntor të 1946 vjen dikush në shtëpinë time dhe më thotë që Radio Tirana ka shpallur një konkurs për spiker dhe unë konkurrova dhe fitova bashkë me Haki Bejlerin që u bë një nga spikeret më të mira dhe mua më thërret drejtori dhe më thotë që duhet të këndoj sepse kishin mungesa. Duke qenë spikere unë edhe këndoja dhe kjo punë vazhdoi gati 15 vjet që bëja edhe spikeren dhe këndoja njëkohësisht”, tha Xhomo.
*Ky material është pjesë përbërëse e arkivës së Televizionit Klan për periudhën 1998-2012 që do të publikohet në kanalin e ri në YouTube /RTV Klan Arkiv. /tvklan.al