Vivien e mërzitur, kërkon një përgjigje nga Saimiri

Vivien Thano

Vivien e mërzitur, kërkon një përgjigje nga Saimiri

18:57 15/12/2020

Tashmë ndodhemi në javën e pestë të spektaklit “Love Story” në TV Klan, teksa vajza të reja i janë bashkuar kastit, për të bërë për vete Saimirin.

Konkurrentet e tjera kanë thënë fjalë pozitive për ardhjen e Generdës, Redonës dhe Valentinës, por nuk kanë munguar as mërzitjet duke qenë se këto tre vajza pritet të rrisin konkurrencën.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, Vivien është shprehur se ka qenë kurioze për vajzat e reja dhe madje i ka komplimentuar ato.

“Unë isha shumë kurioze. Me thënë të drejtën kush vjen tani në javën e pestë duhet të kesh një karakter shumë të fortë. Të treja janë shumë të mira. Valentina kishte një super trup. Genarda duket pak më e pjekur. Redona është shumë e këndshme, e qeshur”, ka thënë Vivien.

Ndërkohë ajo ka theksuar se është e mërzitur me Saimirin dhe kërkon edhe një përgjigje prej tij.

“Nuk e di, kam shumë frikë, sepse të gjitha gocat që kanë ikur kanë qenë surprizë për ne.

Unë jam mërzitur me Saimirin për faktin që ne ishim këtu, erdhën tre goca të reja dhe Saimiri kërkon prap goca të tjera. Mendimi im dhe i të gjithë vajzave është ‘nuk jemi ne mjaftueshëm për Saimirin? Këtë përgjigje e dua”, ka deklaruar 27-vjeçarja.

Sa i përket vajzave që mund të eliminoheshin sipas saj, Vivien nuk ka dashur të përmendë emra, teksa ka thënë se duhet të largohet kush nuk është sjellur mirë.

“Nuk e di. Kush nuk është sjellur mirë , shpresoj që edhe Saimiri ta kuptojë dhe të bëjë lëvizjet e veta”, është shprehur Vivien./tvklan.al






Të ngjashme