Vivien tregon përçarjet mes vajzave: Shkalluan kur Saimiri u fut në pishinë


Vivien tregon përçarjet mes vajzave: Shkalluan kur Saimiri u fut në pishinë

19:07 02/12/2020

Teksa nata e tretë e spektalit “Love Story” në TV Klan u shoqërua me debate dhe tensione të shumta për shkak të zgjedhjeve të Saimirit për takimet në SPA, Viven ka rrëfyer se kanë nisur përçarjet mes vajzave.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story” me autore Ilda Lumanin, 27-vjeçarja është shprehur se disa nga konkurrentet nuk i flasin fare njëra-tjetrës, ku mes tyre është edhe ajo vetë.

“Gocat po bëjnë gërr -vërr, po shihen pak shtrembër me njëra-tjetrën, ka edhe disa që nuk i flasin fare njëra-tjerës, gjë që nuk ndodhte para një jave. Edhe unë kam njërë që nuk i flas fare, është njëra që bën sikur nuk ndihet.

Arjana u mërzit shumë dhe i’a thashë. Na transmetoi dhe ne atë mërzitjen dhe mbetën dhe vajzat e tjera si në hije”, deklaroi ajo.

Ndërkohë, sa i përket takimit të përbashkët në SPA, Vivien theksoi se ishte një takim që u kënaqën shumë dhe vajzat shkalluan pasi Saimiri u fut në pishinë.

“Unë jam kënaqur shumë, sikur nuk kisha hyrë ndonjëherë në ujë. Gocat sa u fut Saimiri në pishinë, ikën, shkalluan. Luajtëm Voley-Pool. Po u kënaqëm se patëm kontakt me Saimirin, e kapëm, çik na kapi. Jam e qetë se dua t’i takojë të gjitha gocat, por mos të vonojë shumë me këto.

Nuk e di çfarë kanë kuptuar vajzat, unë kam kuptuar që Saimiri është shumë i mirë dhe ndoshta para kamerave ka emocione, por kur s’ka është ndryshe fare. Mua më pëlqen”, ka thënë ajo./tvklan.al






Të ngjashme