Vizat drejt Kanadasë, pranga 46 – vjeçarit. Hiqej si punonjës i Konsullatës
Një 46 – vjeçar nga Tirana ka përfunduar në pranga, pasi akuzohet se ka mashtruar me vizë drejt Kanadasë një person.
Fatmir Alla u prangos nga Seksioni për Krimin Ekonomik, pas kallëzimit të bërë nga personi me iniciale K. C, i cili pretendon se Alla i ka marrë një shumë të konsiderueshme parash në valutë, duke e mashtruar për nxjerrjen e vizave kanadeze familjare.
I arrestuari, sipas policisë, dyshohet të jetë prezantuar si punonjës i Konsullatës Kanadeze.
Mbi të tashmë rëndon akuza e “Mashtrimit”./tvklan.al