Vizat, Gjykata e Apelit rrëzon Trump


Vizat, Gjykata e Apelit rrëzon Trump

10:28 05/02/2017

Donald Trump po humb betejat njëra pas tjetrës, sa i përket ligjit për ndalimin e emigrantëve nga 7 vende myslimane.  Gjykata e Apelit në SHBA ka rrëzuar kërkesën e Donald Trump që të rivendos masën e ndalimit të udhëtimit.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare ka pezulluar zbatimin e urdhrit të presidentit, pas bllokimit që i bëri gjykatësi federal James Robart. Trump e ka quajtur vendimin e gjyqtarit qesharak.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë tha se qeveria do t’i përmbahet vendimit të gjykatësit, derisa të ndërhyjë Departamenti i Drejtësisë.

Por Gjykata e Apelit hodhi poshtë kërkesën e Departamentit të Drejtësisë dhe i kërkoi administratës së Trump të paraqesë sa më shumë argumente.

Urdhri ekzekutiv i presidentit, i cili ndalon hyrjen e njerëzve që kanë viza dhe janë nga Iraku, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni, shkaktoi protesta në aeroportet e qyteteve të mëdha të Shteteve të Bashkuara.

Trump thotë se masa është e nevojshme për të mbrojtur sigurinë e popullit amerikan nga terroristët./ tvklan.al






Të ngjashme