Vizita e fundit e FMN-së në Shqipëri


Vizita e fundit e FMN-së në Shqipëri

15:35 14/01/2017 https://youtu.be/XydzyfaowbY

Misioni fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar do të mbërrijë të martën në Tiranë. Burime për TV Klan, thonë se shefja e FMN-së, Anita Tuladhar, do të vizitojë Ministrinë e Financave, Bankën e Shqipërisë dhe Ministrinë e Ekonomisë. Në përfundim të saj, misioni do të firmosë bashkë më ministrin e Financave marrëveshjen përmbyllëse dhe do t’i propozojë bordit në Ëashington lëvrimin e këstit të fundit të kredisë. Shqipëria morri para 3 vitesh 330 milion euro nga FMN. Diskutimet e fundit të FMN-së do të jenë edhe në lidhje me draftin e fshirjes së gjobave.

Deri tani është rënë dakord që të fshihen të gjitha detyrimet tatimore dhe doganore të krijuara deri në vitin 2010-të dhe nga 1 janari 2011 deri në 31 dhjetor 2014-të do të fshihen gjobat, duke vënë si kusht pagimin e detyrimeve. Falje të gjobave pas 2014-ës do të ketë vetëm për dy kategori: ato të qershorit që u vunë në masë për deklarim të vonuar të punonjësve dhe gjobat e vëna kompanive të kasave fiskale për vonesa në furnizim gjatë aksionit anti-informalitet.

Në proces diskutimi do të jetë nëse në këtë projekligj do të përfshihen edhe fshirja e borxheve të makinave. Një tjetër mision i FMN-së do të vijë në pranverë për të firmosur marrëveshjen e re të bashkëpunimit, e cila do të ketë rol konsultues dhe jo monitorues.

Tv Klan

 






Të ngjashme