Vizita e Ilir Gjonit në Itali dhe premtimet e palës italiane për qeverinë shqiptare (8 Shtator 2000)
Ministri i Mrojtjes Ilir Gjoni zhvilloi një vizitë zyrtare në Itali. Gjatë takimit me homologun e tij italian Matarela, ai tha se Ministria e Mbrojtjes ka marrë disa masa të rëndësishme për shkatërrimin e armëve të lehta, municioneve dhe minave. Në këtë kuadër çdo ndihmë e Italisë vijoi ai, do të ishte e çmuar sidomos tani që jemi në prag të konferencës së donatorëve për financimin e ngritjes së një impianti të rëndësishëm të shkatërrimit të armëve.
Për këtë çeshtje, ministri italian i Mbrojtjes theksoi se Italia e vlerëson shumë këtë hap të Shqipërisë dhe se ajo do të jetë pjesëmarrëse dhe kontribuese aktive në konferencën që do të zhvillohet në fund të muajit në Bruksel. Gjatë trajnimit u trajtuan dhe çeshtje të tjera të rëndësishme ai angazhimi i forcave detare në luftën kundër parandalimit të trafiqeve për të cilën Shqipëria ka nevojë për ndihmë logjistike ajrore dhe detare.
Ministri italian shprehu gadishmërinë e palës italiane për të dhuruar shumë shpejt 6 deri në 8 helikopterë që do të ndihmojnë në kontrollin më të mirë të hapësirës sonë detare. Po ashtu nga pala italiane u premtua se ajo shumë shpejt do të përmbushë angazhimin e saj për kompletimin e skuadrës xheniere me mjete logjistike./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego