Vizita e Majkos në spitale – (10 Shkurt 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Kryeministri Majko ka braktisur komoditetin e zyrës për tu njohur me hallet e të sëmurëve në spitalet e kryeqytetit. Majko është befasuar para gjendjes së mjeruar të spitaleve, madje ai ka zbuluar disa insekte në guzhinën e spitalit, çka e ka shtyrë atë të mos provojë ushqimin që hanë çdo ditë të sëmurët.
Më në pozitë të vështirë nga kostatimet e Majkos e ka parë veten ministri i Shëndetësisë Solis, nga dështimi i punimeve që kanë bërë firmat ndërtuese me fondet e shtetit. Majko ka hyrë dhe në lavanterinë e spitalit.
Në dalje të spitalit kryeministri Majko i ka paralajmëruar qytetarët që të mendohen mirë para se të sëmuren.
Kryeministri Pandeli Majko:- “Unë do tu thosha qytetarëve duhet të mendohen mirë para se të sëmuren. Pra pashë fytyrën e bukur të cilën ne na pëlqen ta shikojmë në televizor për spitalet tona, pashë dhe fytyrën të cilën ne nuk para na pëlqen ta shikojmë ne televizion. Por jam i bindur që ky është realiteti”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame