Vizita e Metës në SHBA para zgjedhjeve lokale – (22 Gusht 2000)
Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
Kryeministri Ilir Meta niset sot drejt SHBA-së për një vizitë pune. Lajmi është konfirmuar nga Agjencia Telegrafike Shqiptare, e cila i referohet burimeve nga Departamenti i Informacioneve të Këshillit të Ministrave. Në qendër të kësaj vizite zyrtare pritet të jetë takimi i Metës me Sekretaren e Shtetit Medlin Ollbrajt.
Veç kësaj kreu i qeverisë shqiptare pritet të zhvillojë dhe takime të tjera të rëndësishme me zyrtarë të administratës amerikane. Është hera e dytë që Meta viziton SHBA, që kur ai u zgjodh në postin e kryeministrit. Kjo vizitë zhvillohet në ditët e startimit zyrtar të fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithshme lokale në Shqipëri.
Nisur nga kjo pritet që në qendër të takimit Ollbrajt-Meta, të jetë tema e zhvillimit të një procesi të drejt zgjedhor, në mënyrë që rezultatet e 1 Tetorit, që i paraprijnë edhe zgjedhjeve lokale në Kosovë, të jenë të pa kontestueshme./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego