Vizita e ministrit grek, protesta tek Ministria e Jashtme


Vizita e ministrit grek, protesta tek Ministria e Jashtme

10:24 06/06/2016

Shefi i diplomacisë greke Nikos Kotzias është pritur me protesta në Tiranë, nga shoqata “Çamëria”. Të drejtuar nga kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, dhjetëra protestues u mblodhën përpara Ministrisë së Jashtme, ku Kotzias nisin takimin e parë të vizitës dy ditore, më homologun e tij Ditmir Bushati.

Që në momentet e para të protestës, forca të shumë policore janë vendosur në hyrje të Ministrisë së Jashtme. Protestuesit pasi kanë bllokuar rrugën përpara Misnitrisë së Jashtme, kanë patur dhe një përplasje me policinë.

Për të qetësuar situatën është dashur dhe ndërhyrja e ministrit Bushati, i cili ka dalë së bashku me stafin e tij për të kërkuar qetësi tek qytetarët./tvklan.al






Të ngjashme