Vizita e Nanos tek Gazeta “Zëri i Popullit” – (12 Tetor 1999)
Arkiva Lajme – Lajme 1999
Presidenti Mejdani është një socialist dhe shoku im i mirë. Kështu është shprehur Nano pas takimit me Presidentin Mejdani.
Fatos Nano, kryetari i PS:- “Krahas çmalljes dhe hobive që na bashkojnë nga pikpamja e shijimit të jetës biseduam dhe për prioritetet që ka politika shqiptare dhe mora dhe urimet nga Presidenti Mejdani per suksesin me të cilin përfundoi Kongresi dhe rizgjedhjen time”.
Nano nuk lënë sot jashtë impenjimeve organin e Partisë që tashmë ai drejton, gazetën “Zëri i Popullit”. Pasi ka hedhur firmen në fasadën e hyrjes Nano është takuar me stafin dhe ka vizituar ambjentet e rikonstruktura të gazetës. Gjatë fushatës së Kongresit, gazeta “Zëri i Popullit” është kontestuar për përkrahje ndaj Majkos dhe Metës, por sipas Nanos filozofia e kësaj gazete duhet të jetë ndryshe.
Fatos Nano, kryetari i PS:- “Gazeta s’mund të jetë ndryshe veçse një tufe me lule që edhe me këto ambjente të bukura mund të kundërmojë dhe të jetë estetikisht më e bukur ku natyrisht duhet të vazhdojë të dominoje roza, por të mos mungojnë ngjyrat e tjera në spektrin e harmonisë që siguron tufa. Dhe meqënëse të gjitha tufat kanë nga dy kollona dhe gazeta dhe partia kanë dy kollona, forumet e partisë dhe forumet qeverisese si parti në pushtet”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego